Kreu i LDK-së Abdixhiku përkujton veprën e ish-deputetit, Agim Kikaj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar ish deputetin në Kuvendin e Kosovës të këtij subjekti në përvjetorin e vdekjes Agim Kikajn, duke e cilësuar figurë patriotike, politike e mbi të gjitha njerëzore. Agimi ishte angazhuar herët në çështjet atdhetare e politike; ai iu bashkua vargut të veprimtarëve më të mëdhenj të LDK-së në orët e rënda të vendit.

“Agimi u nda nga ne shumë herët, por la pas vetes një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke qenë si kryetar i Komunës së Podujevës, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, e një ndër personalitetet kryesore politike të Podujevës dhe më gjerë, si dhe veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai në vijim tha se mesnatën e datës 18 maj e vitit 2017, goditi familjen Kikaj, Kosovën dhe Lidhjen Demokratike me vdekjen e tij të papritur.

“Ndarja e Agim Kikajt ishte humbje e madhe për Kosovën dhe proceset demokratike të vendit tonë. Kosova humbi një njeri të mirë, një figurë të jashtëzakonshme që i shërbente ndërtimit të institucioneve demokratike tonat dhe kishte për synim fuqizimin e tyre.

Ai do të kujtohet gjithmonë për çiltërsinë, modestinë dhe afërsinë që e kishte me njerëzit. Andaj ika e tij, la zbraztësi jo vetëm për familjen Kikaj, por për gjithë LDK-në dhe Kosovën.

Jeta dhe vepra e tij është e paharrueshme në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi!

Lavdi jetës dhe veprës së Agim Kikajt!”, ka shkruar Abdixhiku. /Kosova.info/

Go to TOP