Kreu i KQZ Kreshnik Radoniqi thotë se u ka dështuar sistemi: Nuk po arrijmë të procesojmë të dhënat elektronike
Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media tha se nuk po arrijnë të procesojnë të dhënat elektronike.
Radoniqi tha se mbledhja po bëhet në mënyrë manuale dhe deri tani ende nuk kanë arritur t’i përfundojnë.
“Gjithcka ishte gati që sot të transmetojmë rezultatet preliminare për subjektet politike ashtu sië kemi bërë edhe në të kaluarën. Aplikacioni për përpunimin dhe prezentimin e të dhënave nuk ka funksionuar ne nuk po arrijmë t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike, andaj KQZ kërkon ndjesë”, tha ai në konferencë për media.
