Krasniqi takohet me Von Cramon: Liberalizimi i vizave duhet të jetësohet pa kushte shtesë


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar sot në Bruksel me eurodeputeten Viola von Cramon, e cila njëkohësisht është edhe Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për zhvillimet në rajon, me theks të veçantë Kosovën dhe situatën aktuale në vend.

“Me këtë rast, u dakorduam për rëndësinë e miratimit së fundmi nga Parlamenti Evropian të rekomandimit për strategjinë e re të BE-së për Zgjerim”.

“Duke e falënderuar për mbështetjen e deritanishme për Kosovën, eurodeputetes Cramon i kërkova që të vazhdojë avokimin konsistent të saj në përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, posaçërisht tani pas rekomandimit pozitiv nga ambasadorët e vendeve të BE-së”.

“Lëvizja e lirë e qytetarëve tanë në zonën Shengen, si e drejtë e merituar prej vitesh, duhet të jetësohet shpejt dhe pa kushte shtesë”, ka shkruar Krasniqi.

Go to TOP