Krasniqi: Rezultati zgjedhor na obligon për reflektim dhe unitet brenda LDK-së

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nazmije Krasniqi, me numër 84 në listën zgjedhore, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve duke falënderuar anëtarësinë dhe mbështetësit e LDK-së për angazhimin dhe besimin e treguar.

Në mesazhin e saj drejtuar anëtarëve, simpatizantëve dhe strukturave të partisë, Krasniqi theksoi se ndonëse rezultati zgjedhor nuk ishte ai që ishte synuar, ai nuk e zbeh përgjegjësinë dhe angazhimin politik të LDK-së. Përkundrazi, sipas saj, verdikti i qytetarëve kërkon reflektim të thellë dhe analizë të sinqertë brenda partisë.

Ajo nënvizoi se LDK-ja është më shumë sesa një rezultat zgjedhor duke e cilësuar atë si parti me histori, vizion dhe përgjegjësi shtetformuese. Krasniqi bëri thirrje për unitet dhe angazhim më të madh të bazës duke theksuar se vetëm duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe pranë LDK-së, mund të rikthehet besimi dhe forca politike që i takon kësaj partie.

“Secili angazhim ka vlerë dhe secila mbështetje është e çmuar”, theksoi Krasniqi duke falënderuar çdo votë, aktivist dhe strukturë që kontribuoi gjatë procesit zgjedhor.

Në fund të mesazhit, ajo siguroi se angazhimi për qytetarët dhe për Kosovën do të vazhdojë me përgjegjësi, vizion dhe besnikëri ndaj vlerave të LDK-së.

#MeLDK #PranëLDK #Falënderim #Unitet #Angazhim #RikthimBesimi /Kosova.info/


Go to TOP