Krasniqi pret në takim Hovenier, flasin për gjendjen e sigurisë dhe zgjedhjet në pjesën veriore

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier.

Siç njofton Krasniqi, në takim u diskutuan për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në pjesën veriore dhe procesin zgjedhor në katër komunat atje.

Kreu i PDK-së ka thënë se po presin nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që të sigurojnë kushtet e favorshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ai tha se garantimi i sigurisë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet kryesor.

“Ambasadorin Hovenier e informova për qëndrimin e PDK-së rreth këtij procesi. Ne i jemi përgjigjur Dekretit të Presidentes për këtë proces zgjedhor dhe në respektim të afateve dhe ligjeve kemi propozuar kandidatët tanë për kryetarë dhe asamblistë në katër komunat në veri”, shkroi Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Go to TOP