Krasniqi: PDK do t’ia kthejë perspektivën e Klinës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Klinë sot në mbështetje të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Esat Raci dhe kandidatët për asamble komunale.

Krasniqi ka shkruar se qeverisja e PDK-së e kishte transformuar Klinën në qytet urban e me investime të shumta kapitale, por se në katër vjetët e fundit kjo komunë, sipas tij, ka stagnuar.

“Bashkë me qytetarët e Klinës, kryetari i ardhshëm Esat Raci, do ta kthejë perspektivën e Klinës sepse kjo komunë nuk mund të jetë stacion udhëtimi për të rinjtë që s’po shohin perspektivë. Klina duhet të bëhet adresë ku perspektiva është e hapur, e mundur dhe i ofrohet gjithsecilit pa dallim”.

“Për këtë, kryetari në ardhje Esat Raci, ka plan dhe e ka tërë mbështetjen e PDK-së, timen, të kryetarit të Degës, Sokol Bashota dhe çdo anëtari nga struktura qendrore e lokale. 17 tetori është datë kur ne shënojmë fitore, e Klina nis rrugën e gjallërimit e zhvillimit”.

Go to TOP