Subvencionimet pandemike nxehin politikën në Suharekë

75 euro për hektar e 0.019 cent për kilogram do të jetë pagesa direkte për fermerë kultivues të grurit në Kosovë, me dy format e reja të subvencioneve që Ministria e Bujqësisë ka paraparë për prodhues të këtij rendimenti.

Kusht tjetër që të përfitohet nga ky format do te jetë që fermerët të ketë të mbjella së paku dy hektarë tokë dhe që të dorëzojnë së paku gjashtë mijë kilogramë grurë në pikën grumbulluese.

Ky format i ri po pritet mirë në pikën më të madhe të grumbullimit të grurit në Kosovë “M & Sillosi”.

Kjo ka shtyrë bujqit që të enjten të kërkojnë një takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Mirëpo, kërkesat e tyre nuk u arritën të shpalosen pasi që ministri Peci ishte jashtë Kosovës.

“Kërkesa numër një për këtë vit është për afatin e aplikimit që të anulohet, si shkak që 80 për qind e fermerëve ndëshkohen”, tha Tahir Tahiri, kryetar i Sindikatës së Bujqve.

Bajram Selmani, nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës përmes telefoni i tha televizionit se nuk janë pyetur fare për këtë çështje, por janë kundër kësaj forme.

Nga ministria thanë se kjo formë e aplikuar nuk diskriminon asnjë fermerë.

“Kriteret për Programin e Pagesave Direkte për vitin 2021 janë hartuar duke u bazuar ne analizën sektoriale me qellim që të eliminohen parregullsitë dhe mashtrimet e mundshme, andaj ne si Ministri nuk e kemi gatishmërinë për të eliminuar kritere, mungesa e te cilave do mundësonte abuzime financiare”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë dërguar televizionit.

Për këtë sektorët është ndarë një buxhet prej 21 milionë euro, dhe aplikimi ka filluar nga 8 shtatori, ndërsa do të përfundoj me 28 shtator.

Go to TOP