Krasniqi pas rezultatit në PISA: Analfabetizmi qeveritar po shkatërron edhe shkollat tona
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e ka akuzuar qeverinë aktuale për rezultatin e fundit në PISA ku Kosova ka pësuar rënie.
“Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona – në testin PISA, Kosova më keq se më 2014 e 2018”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme!”
Krasniqi tha që qëllimi i qeverisë aktuale nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore.
“Në secilën fushë ka rënie drastike të pikëve, krahasuar me vitin 2014 dhe vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit testi PISA”.
“Ne e kemi ditur, por tashmë edhe po dëshmohet, se qëllimi i kësaj Qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore e as përmirësimi i jetesës së qytetarëve tanë. Analfabetizimi qeveritar, fatkeqësisht, tashmë po shkatërron edhe shkollat tona!”
