Krasniqi nderon dhe uron të gjithë kontribuesit e ngritjes së Universitetit të Prishtinës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ndarë një dedikim nderi për të gjithë kontribuesit që ndihmuan në ngritjen e Universitetit të Prishtinës që nga themelimi.

Lideri opozitar, ndër tjera uron strukturat drejtuese të UP-së me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit.

”Me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kujtojmë me nderim të gjithë akademikët, profesorët dhe studentët ndër breza, që mbajtën mbi supe ngritjen dhe rrugëtimin e pakthyeshëm të këtij universiteti, i cili është pjesë e historisë sonë kombëtare, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e mëtejmë të tij.
Po ashtu, uroj strukturat drejtuese të UP-së, profesorët dhe studentët aktualë, duke ju dëshiruar punë të mbarë e thellim të mëtejmë në reforma dhe avancim të universitetit”.

Go to TOP