Krasniqi: Lobi shqiptaro-amerikan ka luajtur rol kyq në historinë e Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë Presidentin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, Kryetarin Eli Rusi dhe Sekretarin Burim Regjaj.

Krasniqi theksoi rëndësinë e lobit shqiptaro-amerikan dhe rolin e tij në etapat historike të Kosovës. “Lobi shqiptaro-amerikan ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha etapat historike të Kosovës – nga lufta për liri, shpallja e pavarësisë e deri te konsolidimi i shtetit,” tha ai.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për përkushtimin e vazhdueshëm të tyre dhe theksoi forcimin e partneritetit mes shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Mirënjohës për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm dhe për forcimin e partneritetit mes shqiptarëve dhe aleatëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” shtoi Krasniqi. /Kosova.info/


Go to TOP