Krasniqi (LDK): Raporti i DASH-it, shuplakë e rëndë për qeverinë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se për Qeverinë Kurti është një shuplakë e rëndë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se raporti i DASH-it ngre alarm se në Kosovë ka korrupsion serioz qeveritar.

“Korrupsioni tanimë nuk është lajm për pushtetin sepse eksponentët kryesor të qeverisë i dalin në mbrojtje atyre që janë të pandehur para gjykatës për afera korruptive. Është normale që në raport citohet tekstualisht “serious government corruption”, kur qeveria mbron:

1.Nagip Krasniqin dhe skandalet e tij në KEK;

2.Martin Berishaj dhe milionat e tij me mafian e energjisë;

3.Ridvan Muharremi dhe skandali i rezervave shtetërore që nuk erdhën kurrë;

4.Faljen e miliona eurove për ambalazhuesit e ujit”, ka thënë Krasniqi.


Më tej, Krasniqi ka pohuar ka probleme serioze edhe në pavarësinë e gjyqësorit dhe në kufizim e lirisë së medias.

“Në këtë raport theksohet se, ka probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit, edhe kjo është normale për Qeverinë Kurti kur Kryeministri dhe vartësit e tij bëjnë presion hapur ndaj gjyqësorit. Dhe tjetër shqetësim serioz në këtë raport janë kufizimet serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Go to TOP