Kosumi: Ndikimi i inteligjencës artificiale ka ndryshuar statusin e dijës

Në Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit të Filologjisë sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, u promovua revista “An Innovation”, e realizuar në kuadër të lëndës “Menaxhim i medias”.

Për përvojën gjatë realizimit të kësaj reviste, para audiencës së pranishme foli kryeredaktorja, studentja Lëndina Balaj. Ajo tha që ka qenë kënaqësi bashkëpunimi me kolegët në këtë projekt, i cili i punuar nga studentët, mund edhe të mos jetë perfekt. “Kjo na dallon nga inteligjenca artificiale, gabimet na bëjnë më të veçantë e mos të harrojmë që kemi ndjenja, diçka që miku ynë “robot” nuk e ka”, tha Lendina.

Kurse profesori i lëndës dhe mbikëqyrësi i projektit të revistës, profesori Bajram Kosumi përgëzoi studentët për punën e shkëlqyer, ndërkaq u shpreh se ndikimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale ka ndryshuar statusin e dijës njerëzore.

“An Innovation” trajton tema të ndryshme rreth ndikimit të inteligjencës artificiale në shoqëri. Në këtë projekt kanë punuar rreth 30 studentë, nën mentorimin e profesorit Bajram Kosumi dhe asistentes së lëndës, Blerta Dibrani. /Kosova.info/

Go to TOP