Ferizaj starton në plejof nga pozita e parë, Istogu nga e dyta

Dy ndeshjet e zhvilluara të premten kanë përcaktuar renditjen në dy pozitat e para në stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Nga pozita e parë në plejof do të startojë Ferizaj, ndërsa nga e dyta Istogu. Të dy skuadrat i kanë nga 34 pikë, përkatësisht nga 17 fitore e një humbje.

Në ndeshjet e ndërsjella, Ferizaj e Istogu kishin fituar si vendas, por skuadra ferizajase me rezultat dukshëm më të thellë.

Të premten në kuadër të xhiros së 18-të, përkatësisht të fundit të stinorit të rregullt, Ferizaj e mposhti Shqiponjën me rezultat 37:26. Sabrina Fiore Morinigo i kishte dhjetë gola për Ferizajn. Shtatë i realizoi Elsa Kongjeli, ndërsa gjashtë Amanda Stein.

Alma Nivokazi i kishte dhjetë gola për Shqiponjën, ndërsa shtatë i shënoi Ghabriell Rosa Silva.
Shqiponja renditet e gjashta me 18 pikë.

Ndërkohë Istogu fitoi bindshëm, 41:21 ndaj Kastriotit. Esma Muratoviq i realizoi 11 gola, ndërsa nga tetë i kishin Arlinda Dinarica e Dajana Milaniq.

Verona Muhaxheri, Alisa Sylejmani e Kosovare Stagova i shënuan nga katër gola për skuadrën ferizajase.

Kastrioti përfundon i shtati me 10 pikë.

Të shtunën janë ndeshjet Jusuf Gërvalla – Vushtrria e Samadrexha – Ulpiana. /Kosova.info/

Go to TOP