Krasniqi: Kurti dhe ministrat shprehën mirënjohje dhe përkrahje për punëtorët e KEK-ut

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrat Artane Rizvanolli dhe Hekuran Murati, në vizitën që zhvilloi në këtë korporatë, u njoftua nga afër me punën që po bëhet.

“Kemi pasur angazhim për futjen në funksion të njësive shtesë. Këto kanë qenë arsyet që Kurti, bashkë me ministrat, ishte këtu. Ata shprehën mirënjohje dhe përkrahje për punëtorët e KEK-ut, derisa u njoftuan për operimin dhe gjendjen e blloqeve”, është shprehur Krasniqi.

“Punëtorët po bëjnë angazhimin maksimal dhe ka nevojë që dikush të vijë ta shprehë mirënjohjen për punën që bëjnë”.

Krasniqi ka thënë se në futjen në funksion të bllokut B2, që pritet të ndodhë në ditët në vijim, do të bie sasia e importit.

Më tej ai ka bërë thirrje ndaj qyetarëve që ta kursejnë rrymën.

Go to TOP