“Do digjem në shesh me fëmijët”, nëna e të dënuarit kërkon drejtësi pas kalvarit në gjyqe

Nëna e Skënder Krasniqit, i dyshuar per vrasjen e Novruz Likometaj ka reaguar sërish për mediat, ndersa është shprehur se djali i saj është i pafajshëm. Roza Krasniqi, thote se krimi nuk është kryer nga djali i saj, dhe se ka 15 muaj në paraburgim megjithëse është shpërblyer me 37 milionë lekë të vjetra për arrestim të padrejtë.

Nëna e tij kërkon vëmendje dhe bën apel për drejtësi përndryshe thotë ajo do digjet në sheshin e qytetit bashkë me 2 fëmijët dhe nusen e tij. Kujtojme se ne vitin 2015 Skender Krasniqi, u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 80-vjeçarit, Novruz Likometaj. Pasi qendroi 8 muaj ne burg, Krasniqi u la i lire per mungese provash dhe fitoi demshperblim per burgim te padrejte.

Por muaj me pare prokuroria dha urdher per riarrestimin e tij pasi sipas tyre u gjeten prova te reja dhe çeshtja po gjykohet ne Gjykaten e Fierit, ndersa i akuzuari 44-vjeçari Skender Krasniqi, baba i dy femijeve minorene nuk e pranon autoresine e krimit. Nena e tij shprehet sot se kerkon drejtesi dhe djali t’i rikthehet ne banese, pasi eshte i pafajshem dhe institucionet heshtin.

“Është i pafajshëm dhe e kam aq të drejtë djalin. Pse nuk merr masa prokuroria po ma mban në burg?

Skënderi u dëmshpërblye për arrestim të padrejtë, lekët I kam marrë unë, 37 milionë. Po e akuzojnë pa prova! Sa herë flas në telefon me të dil në media më thotë se mbarova, jam i pafajshëm. “Po nuk u vendos drejtësia do marr nusen e 2 fëmijët e djalit e do dal në shesh të digjem”-u shpreh Roza Krasniqi.

Go to TOP