KPP “Shkolla” dhe KPP “Bashkimi” janë anëtarë të rinj të ligës së parë
Të dielën, në ShFMU “Gjon Sereqi” në Ferizaj, janë zhvilluar tri xhirot e fundit të Play-offit në Ligën e Dytë. Në garë për dy vendet e para të cilat shpien në Ligën e Parë, Kpp “Shkolla” dhe KPP “Bashkimi” u treguan më të suksesshmit dhe vitin e ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën e Parë.
Kpp “Shkolla” i shënoi të gjitha fitoret duke triumfuar, në ndeshjen vendimtare, edhe ndaj Bashkimit me 3:1. Ndeshje të mira zhvilloi edhe KPP “Istogu”, që i shënoi tri fitore, por, dy humbjet nga skuadrat kryesuese ia pamundësuan kualifikimin në Ligën e Parë. Pas Istogut u rendit “TTC Ferizaj” me 2 fitore e 3 humbje, para Vitisë me një fitore dhe 4 humbje dhe e fundit u rendit Dukagjini që nuk arriti të shënojë asnjë fitore. /Kosova.info/