Kosto e Jetës: Një medikament për kosovarin kushton 3x më shtrenjtë se për polakun
Shkruan: Shenoll MUHARrEMI
Këtu e kemi një ‘vlerësim eksperiment’ apo ilustrim rreth kostos së ilaçeve (shëndetësi) mes një qytetari kosovar dhe një polak. Për me kuptu vlerën apo barrën që kosto e jetës ka në treg, kemi krahasuar çmimin e produktit Kosovë dhe Poloni dhe pagën mesatare atje dhe këtu tek ne. Nga kjo rrjedhë se, një sirup për fëmijë (Propotuss) ka koston 12 euro në Kosovë e 11.42 euro në Poloni. Por kur e integrojmë në këtë miks sa janë të hyrat apo paga mesatare në dy vendet, kjo e bënë transparente situatën dhe ndikimin. Për kosovarin, ky ilaç ka vlerën 2.11% të pagës mesatare, ndërsa në Poloni ka vlerën e 0.7%. Në Kosovë, nëse marrim parasysh vlerën e pagës apo fuqinë blerëse, ky sirup do të duhej të kushtonte vetëm 3.97 euro. E në anën tjetër, nëse aplikojmë vlerën e Kosovën për në kosto të Polonisë, atje do të duhej të kushtonte 34.54 euro, por është vetëm 11.54 euro. Nga kjo rezulton se kosto për kosovarin është rreth 3 herë më e lartë për fuqi blerëse sesa për polakun. Ndoshta metodologji e ngjashme mundet me u përdorë edhe për çmimet tjera. Nëse një produkt është me çmim të ngjashëm në Kosovë dhe Gjermani, ndoshta barra për kosovarin është 2-3x më e lartë sesa për gjermanin apo fuqia blerëse e kosovarit është 2-3x më e vogël krahasuar.