Kosova U18 me fitore të thellë ndaj Bullgarisë

Kosova U18 ka fituar bindshëm ndaj Bullgarisë U18 me rezultat 37:20, të martën në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore të Kampionatit Evropian në Prishtinë.

Me këtë fitore, Kosova U18 ka bërë një hap vendimtar drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

Ekipi i Kosovës U18 e ka nisur shkëputjen që në pjesën e parë, e cila përfundoi 15:11.

Në pjesën e dytë, Kombëtarja kosovare ka treguar një lojë të nivelit të lartë. Me lojë të shpejtë dhe kundërsulme të fuqishme, skuadra kosovare ishte e pandalshme për moshatarët e tyre nga Bullgaria, duke e mbyllur ndeshjen me një rezultat shumë të thellë, 37:20.

Të enjten, prej orës 18:30, Kosova do të përballet me Azerbajxhanin dhe mund ta konfirmojë vendin në gjysmëfinale.

Go to TOP