Kosova pjesëmarrëse në garat mesdhetare për U12

Kosova do te jete pjesëmarrëse ne garat mesdhetare ne pingpong për U12 Trofeu Transalpine dhe Kupa Mesdhetare qe do te mbahen nga 6 – 9 dhjetor ne Biella te Italisë.

Kosova ne kategorinë e meshkujve do te përfaqësohet nga Resul Smajli (anetar i klubit Kpp Sharri) se bashku me trajnerin e tij Feim Rama, ndërsa ne kategorinë e femrave nga Sara Hoxha (anëtare e klubit Kpp Ahmet Hoxha) dhe trajneri i saj Ridvan Hashani. /Kosova.info/

Go to TOP