Kosova në udhëkryq!

Shkruan: Milaim NELA

Borrel dhe Lajçak me sjelljen harbute ndaj Kosovës dëshmuan edhe një herë se janë në rolet e tyre përkatëse njëri si Komisioner i Jashtëm i BE-së e tjetri si i dërguar special jo për të zgjidhur konfliktin shqiptaro-serb por ngadalë ngadalë për ta zhbërë edhe atë pavarësi të cunguar të shtetit më të ri në Europë!

E vetmja pengesë e burokratëve të BE-së janë bërë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani. Kosova për herë të parë që nga koha e Presidentit Rugova ka në krye personalitete që e përfaqësojnë atë denjësisht dhe po zhvillojnë dialog jo me duar në xhepa të tipit ‘yes-man’ por po ju qëndrojnë fort parimeve. 

Për fat të keq të shqiptarëve pararendësit e Kurtit dhe Osmanit e kanë menaxhuar jashtëzakonisht keq periudhën e pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ishte një avantazh i jashtëzakonshëm e nuk u shfrytëzua aspak. 

Përkundrazi udhëheqësit me bisht në derë të Kosovës bënë lëshim pas lëshimi duke kulminuar me firmosjen e marrëveshjes së Asociacionit që në fakt nuk ishte gjē tjetër vetëm zyrtarizimi i kancerit serb brenda trupit të Kosovës!

Nuk duhet harruar këtu edhe përpjekja skandaloze e treshes Thaçi-Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës.

Ndjej po ashtu keqardhje dhe neveri ndaj opozitës kosovare që në vend që të bëhen NJËSH rreth kryeministrit të tyre janë hedhur si hiena dhe e sulmojnë atë më keq se Vuçiçi!

Po ashtu ndjej neveri ndaj analistëve në Kosovë edhe në Shqipëri që në vend të sulmojnë Vuçiçin dhe aleatin e tij në Tiranë i turren Albin Kurtit dhe ja numërojnë ditët në qeverisje!

Tmerr e turp njëkohësisht

Kosova po trajtohet turpshëm sidomos nga diplomacia Europiane!

Ka ardhur koha që të paktën njëri nga negociatorët të largohen pasi të dy vijnë nga vende që janë armike të pavarësisë së Kosovës e hapur po mbrojnë interesat e Serbisë!

E pakta fare duhet të shtohen dy negociatorë një nga vendet e BE-se që mbeshtesin Kosovën si Gjermania apo Italia dhe patjetër një nga diplomacia Britanike.

BE për turpin e saj vazhdon ta lejë Kosovën dhe qytetarët e saj pa lëvizje të lirë në hapësirën Schengen a thua se popullsia e Kosovës është 170 milionë banorë e jo 1.7 milionë!

1. Bashkimi Europian duhet të qartësojë qëndrimin e diplomacisë së tij në mënyrë të prerë e përfundimtare; 

A e njeh Kosovën dhe sovranitetin e saj në kufijtë e 17 Shkurtit 2008?

Mjaft më me bullshit!

Kosova nga ana e saj nuk duhet të pranojë të ulet më në tavolinë me Borrelin nëse ai si Komisioner i BE-së nuk e njeh pavarësinë e Kosovës!

3. Kosova në çdo tavolinë negociatash duhet të ju vejë përpara negociatorëve vendimin e GJND-së sepse ky vendim nuk ishte kërkuar nga elita Kosovare e kohës pasi Kosova nuk kishte asnjë dilemë për pavarësinë e saj por nga vetë shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç.

4. Kosova me urgjencë duhet të rithemelojë komisionin e mbledhjes se dëshmive të krimeve të luftës dhe të padisë zyrtarisht Serbinë për gjenocid. 

Nuk mban më ujë pilafi. Nuk mund të lejohet që Serbia të trajtohet si viktimë. 

Serbia duhet të paditet dhe të paguajë jo vetëm për krimet që ka kryer në Kosovë që nga konferenca famëkeqe e Londrës por duhet të paditet edhe nga Shqipëria për gjenocidin e shkaktuar në territorin shqiptar që nga koha e Lidhjes së Prizrenit e sidomos për masakrat në Lumë në vjeshtën e vitit 1913.

5. Opozita shqiptare e Kosovës të mbledhë mendjen e të bashkohet në një qëndrim sepse në skenën e madhe nuk po luhet fati i Vetëvendosjes por fati i shtetit tē Kosovës!

Gazetarët dhe editorët në Kosovë t’i nxjerrin me shkelma nga studiot e tyre avokatët mediatikë të Vuçiçit!

Kjo e fundit duhet të bëhet pse jo edhe në Shqipëri.

6. Ramush Haradinaj ta shohë veten në pasqyrë e ta pushojë retorikën anti-Kurti e ta mbështese kryeministrin në qëndrimet e tij. Kuptohet këtu ka nevojë për përmirësime të qëndrimeve nga ana e Kurtit por parimet e tij kryesore duhet të mbështeten.

7. Të kërkohet zyrtarisht përfshirja në dialog e Shteteve të Bashkuara si garant i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Eksponentët e opozitës Kosovare nëse e duan vendin e tyrë që është larë me gjak duhet jo të ju shkelin syrin ndërkombëtarëve por të dalin me një qëndrim unik e të ju thonë atyre që;

1 – Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të panegociueshme.

2 – Kosova nuk do pranojë asnjë lloj asociacioni brenda kufijëve të saj por do ti trajtojë qytetarët serbë të saj sipas standarteve më të mira ndërkombëtare.

3 – Çdo e drejtë që Serbia me të drejtë kërkon për serbët e Kosovës duhet të kushtëzohet me të drejtat e shqiptarëve në Serbi e sidomos çeshtje kryesore duhet të jetë ajo pasivizimit të adresave dhe spastrimi etnik që Serbia pë bën në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Kosova ka fatin e keq që në drejtim të shtetit shqiptar në Shqipëri janë hasmit e Kosovës e aleatët më të mëdhenj që Serbia ka patur ndonjëherë në Tiranë.

Barra i bie opozitës shqiptare që ta rrëzojë sa më shpejt qeverinë pro-serbe e pro-djall pasi kjo është ndihma më e madhe që mund ti jepet Kosovës!

Sa më shpejt aq më mirë!

Go to TOP