Kosova në gazetën japoneze për `OSAKA EXPO 2025`

Gazeta Japan Times në rubrikën e saj ditore ka publikuar foton e ambasadorit të Kosovës, në Japoni Sabri Kiçmari.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabir Kiçmari, përmes rrjetit social ‘Facebook’.

“Gazeta ditore Japan Times e ka përzgjedhur për publikim në rubrikën e saj të sotme Times Gallery fotografinë time në pavijonin e Republikës së Kosovës në OSAKA EXPO 2025”, ka shkruar Kiçmari. /Kosova.info/


Go to TOP