​Kosova mirëpret “Rugby Europe Sevens Conference 2” në Istog

Kosova vazhdon të forcojë pozicionin e saj në hartën sportive ndërkombëtare, duke mirëpritur një tjetër ngjarje të rëndësishme evropiane në sportin e ragbit. Sot më 13 dhe 14 qershor, në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog, zhvillohet turneu “Rugby Europe Sevens – Conference 2”, ku kombëtaret pjesëmarrëse do të garojnë për dy ditë radhazi në një atmosferë plot me entuziazëm.

Ky turne është pjesë e serisë evropiane të ragbit 7-sh, një format i shpejtë dhe spektakolar i lojës me vetëm shtatë lojtarë në fushë dhe ndeshje me intensitet të lartë. Në këtë edicion marrin pjesë tetë kombëtare të ndara në dy grupe: Kosova, Greqia, Estonia dhe Sllovakia në Grupin B, si dhe Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Gjibraltari dhe San Marino në Grupin A.

Orari i ndeshjeve – Dita e parë (13 qershor):

10:00 – San Marino vs Gjibraltari

10:22 – Mali i Zi vs Bosnja dhe Hercegovina10:44 – Estonia vs Greqia

11:06 – Sllovakia vs Kosova

13:15 – Mali i Zi vs Gjibraltari13:37 – San Marino vs Bosnja dhe Hercegovina

13:59 – Sllovakia vs Greqia

14:21 – Estonia vs Kosova16:30 – San Marino vs Mali i Zi

16:52 – Bosnja dhe Hercegovina vs Gjibraltari

17:14 – Estonia vs Sllovakia

17:36 – Kosova vs Greqia

Ndeshjet e ditës së parë përfshijnë fazën e grupeve, ndërsa më 14 qershor zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, finale dhe ato për renditje, ku do të përcaktohet edhe fituesi i turneut që siguron promovimin në ‘Conference 1’ për sezonin e ardhshëm.

Ky event pritet të sjellë aksion të pandërprerë, rivalitet të fortë dhe një atmosferë të jashtëzakonshme sportive. Organizatorët kanë bërë të ditur se hyrja për publikun është falas, duke ftuar të gjithë sportdashësit që të mbështesin Kosovën në shtëpi dhe të jenë pjesë e këtij spektakli ndërkombëtar.Me organizimin e kësaj ngjarjeje, Kosova vazhdon të dëshmojë kapacitetin për të pritur aktivitete sportive të nivelit evropian dhe për të promovuar zhvillimin e ragbit në vend.

Go to TOP