Kosova e ka borxh zbardhjen e rastit Kumanova

Shkruan: Gjyla ÇELIKU

Pse kishit të gjithë frikë të diskutoni rreth “Grupit të Kumanovës” kur ishte në pushtet THAÇI&VESELI?

Nuk debatohej kjo temë dhe nuk kishte interesim absolutisht.

Tash te Qeveria Kurti filloi debati, por jo siç duhet, por ashtu siç i porosisin shërbimet e ndryshme.

Çështja është që hetimin ndërkombëtar duhet ta realizojë Kosova sepse Maqedonia e Veriut nuk e bën dhe s’do ta bëjë asnjëherë.

Përndryshe terroristë për mua janë personat e 27 prillit që sulmuan drejtpërdrejt parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe që sot janë në liri dhe të pafajshmit në burg.

Kush ka marrë pare le ta thonë, gjithashtu kush ka manipuluar le ta thonë, por assesi soji i atij analisti të çorientuar në hapësirë dhe komb të cilit s’dua t’ia them as emrin, nuk guxon të njollosi çlirimtarët që çliruan Kosovën dhe sollën demokracinë duke i dhënë hapësirë edhe atij papagalli të flas ashtu siç e porosisin.

N’qofshi burra dhe ju disa gra deputete, dilni në fund këtij rasti sepse të gjithë e duam të vërtetën e shqiptarëve të involvuar dhe maqedonasve.

Prokuroria duhet të marrë masa sepse kemi të bëjmë me shtete, me shpifje, me të burgosur, me të pafajshëm, me manipulime, me gënjeshtra, me keqpërdorime.

Kosova e ka borxh zbardhjen e këtij rasti!

Go to TOP