Kori Siparantum përfaqëson Kosovën në garën prestigjioze “European Festival for Young People”

Kori Siparantum do ta përfaqësojë Kosovën në “European Festival for Young People”, në një nga garat më prestigjioze të muzikës për të rinj në Neerpelt.

Kori Siparanutm do të jetë pjesëmarrëse nga data 26 deri më 29 prill në këtë garë të madhe, ku do të garojë në kategorinë “G” përpara 93 koraleve nga 19 shtete të ndryshme.

Korali do të prezantojë një repertor të pasur me vepra nga autorë të shquar:

“Me nji lule” (With a Flower) – Memli Kelmendi

“A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari

“Ta na Solbici” – Samo Vovk

“Atsalums” (Coldness) – Jēkabs Jančevskis

“En ‘s Avonds” – Arr. Memli Kelmendi

Memli Kelmendi, dirigjent

Gara do të mbahet më 27 Prill, rreth orës 14:00 në CC Palethe Overpelt, ndërsa rezultatet e jurisë do të shpallën më 27 Prill në ora 17:30 në Sporthal Dommelhof.

Go to TOP