Konjufca takon ambasadorin italian De Riu, diskutojnë për zgjedhjet dhe sigurinë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në këtë takim u diskutuan çështje dhe zhvillime të aktualitetit në vend e më gjerë, si dhe aspekte të ndryshme të sigurisë.
Në veçanti, u bisedua rreth zgjedhjeve të fundit parlamentare në Republikën e Kosovës, e në të njëjtën kohë në lidhje me legjislativin dhe ekzekutivin e ri që priten të formohen pas këtyre zgjedhjeve.
Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Antonello De Riu për vizitën e tij dhe u shpreh i bindur se raportet e mira mes vendeve tona do të thellohen gjithnjë e më shumë, në të gjitha fushat e interesit tonë të përbashkët. /Kosova.info/
