Konjufca pret ambasadoren e re të El Salvadorit, theksohet thellimi i bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadoren e re të El Salvadorit për Kosovën, Rhina Bardi. 

Duke i uruar suksese në detyrën e saj të re, kryetari Konjufca u shpreh i bindur se përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët do të vazhdohet edhe më tutje drejt thellimit të raporteve bilaterale. 

Përgjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u pajtuan për nevojën e rritjes së këtij bashkëpunimi midis dy vendeve tona, në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. 

Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren Rhina Bardi për vizitën e saj dhe diskutimin e tyre, duke theksuar rëndësinë që ka mbështetja e El Salvadorit për Kosovën, si dhe ruajtja, por edhe rritja e angazhimit për forcim të lidhjeve në drejtim të synimeve tona. /Kosova.info/


Go to TOP