Kongresi i parë ndërkombëtar i mjekësisë veterinare shqiptare mblidhet në Durrës

Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë dhe Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, organizojnë Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Mjekësisë Veterinare Shqiptare.

Ky kongres, që do të mbahet më 1-2 mars 2025 në “FAFA Resort”, Durrës, do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive shkencore dhe forcimin e bashkëpunimit profesional midis veterinerëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë.

Në këtë event do të marrin pjesë lektorë të shquar nga rajoni dhe bota, të cilët do të trajtojnë sfidat dhe perspektivat e mjekësisë veterinare në shekullin e XXI. Kongresi synon të sjellë risi në trajtimin e sëmundjeve tek kafshët, sigurinë ushqimore dhe ndikimin e veterinarëve në shëndetin publik.

Pjesëmarrësit e interesuar mund të kontaktojnë organizatorët për më shumë informacion dhe regjistrim në:

📩 E-mail: [email protected]

📞 Telefon: +355 68 558 1761

Ky kongres premton të jetë një ngjarje kyçe për komunitetin veterinar shqiptar dhe një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit profesional në këtë fushë. /Kosova.info/


Go to TOP