Kongo, 50 persona të vdekur nga një sëmundje e panjohur  

Mbi 50 persona në Kongo-Kinshasa kanë vdekur nga një sëmundje ende e panjohur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mjekët në vend kanë dhënë alarmin, raportojnë mediet e huaja.

Simptomat të kujtojnë ethet hemorragjike. Në shumicën e rasteve, vdekjet kanë ndodhur brenda 48 orëve nga simptomat e para. Fëmijët që u prekën për herë të parë thuhet se janë sëmurë pasi kanë ngrënë lakuriqët e natës.


Go to TOP