Konfiskohet përkohësisht automjeti “Kombi” vozitësit i të cilit e kishte të konfiskuar patentë shoferin dhe kishte masë mbrojtëse për mos drejtim të mjetit

Njësitet patrulluese nga stacioni i Policisë në Kamenicë gjatë një kontrolli rutinë në fshatin Hodonoc bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet  me targa vendore (Kombi) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin  e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse. 

Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i  është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind  (500) euro, gjashtë (6) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike edhe për pesë (5) muaj  si dhe i është konfiskuar automjeti.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që ti respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /Kosova.info/

Go to TOP