Konfiskohen mbi dy mijë euro false në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 2 mijë euro false në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur ditën e premte.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka njoftuar se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

Go to TOP