Komuna e Rahovecit fillon me vlerësimin e dëmeve nga vërshimet
Komuna e Rahovecit ka filluar regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e fundit.
“Ftohen të gjithë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në administratën komunale të Rahovecit, më së largu deri më 14 janar 2026”, thuhet në njoftimin e komunës.
Bëhet e ditur se pas paraqitjes së kërkesës, komisioni komunal do t’i kontaktojë qytetarët dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve. /Kosova.info/
