Komuna e Prishtinës: IHMK ka paralajmëruar reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e rrufe, tregoni kujdes të shtuar
Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paalajmëruar se sot do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e shkarkime rrufesh.
Komuna iu bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, duke i pasur parasysh këto kushte meteorologjike.
“Të nderuar qytetarë, Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot pasdite dhe nesër gjatë gjithë ditës priten reshje shiu 🌧️ me intensitet të lartë, erëra të forta 💨 dhe shkarkime rrufesh ⚡, si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave 🌡️“, thuhet në njoftimin e Komunës.
“Duke pasur parasysh këto kushte, Kryeqyteti ju bën thirrje të nderuar qytetarë që të tregoni kujdes të shtuar: • Shmangni lëvizjet e panevojshme 🚶♂️ gjatë periudhave me mot të keq. • Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja 🏠. • Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj 🚨. Gjithashtu, ekipet e emergjencave të Kryeqytetit dhe zjarrfikësit 🚒 janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje”, thuhet tutje në njoftim.
Në rast nevoje, Komuna e Prishtinës iu thotë qytetarëve që të telefonojnë pa pagesë 24/7 në Qendrën Operative Emergjente të kryeqytetit në numrat 080012233 dhe 080012244. Gjithashtu, Komuna ka shpërndarë numrat e zjarrëfikësve (193), Policisë (192) dhe të Shërbimit Mjekësor Emergjent (194).