Komiteti i Sigurisë Kibernetike zgjedh Kryesinë e re

Përfaqësuesit e bankave anëtare të Kosovo Banking Association kanë zgjedhur përbërjen e re të Komitetit të Sigurisë Kibernetike, i cili do të udhëheqë përpjekjet sektoriale drejt objektivave strategjike për mandatin e ardhshëm.

Si Kryetar i Komitetit është zgjedhur z. Arbnor Imeri, Udhëheqës i Sigurisë së Informacionit në ProCredit Bank Kosova, ndërsa si nënkryetar është zgjedhur z. Fatmir Hasani Menaxher i Sigurisë së Informacionit në Ziraat Bankası. Të dy sjellin një përvojë të gjerë në fushën e sigurisë së informacionit, me angazhim të dëshmuar për ndërtimin e një qasjeje të bashkërenduar dhe strategjike në nivel sektori.

Prioritetet e Komitetit për mandatin e ri përfshijnë:

*Fuqizimi i bashkëpunimit ndër-institucional dhe përmirësimi i koordinimit për reagim ndaj incidenteve kibernetike.

*Unifikimi i praktikave për menaxhimin e rrezikut dhe përputhshmërinë me rregulloret dhe standardet e sigurisë.

*Zgjerimi i bashkëpunimit me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushën e sigurisë kibernetike.

*Ngritja e kulturës institucionale të sigurisë përmes vetëdijesimit dhe përfshirjes së stafit në praktikat e mbrojtjes digjitale.

Komiteti i Sigurisë Kibernetike do të mbetet një platformë bashkëpunimi dhe shkëmbimi profesional, me synim forcimin e koordinimit ndërmjet bankave për përballimin e sfidave teknologjike dhe ndërtimin e një sektori financiar të sigurt dhe të qëndrueshëm. /Kosova.info/

Go to TOP