Kombëtarja shqiptare realizon fotot zyrtare para Euro 2024

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me fazën përgatitore në Austri në prag të Euro 2024 teksa skuadra të martën ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit.

I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Sakaq, këtë të martë kuqezinjtë kanë realizuar edhe fotot zyrtare para finaleve të Euro 2024.

Kombëtarja shqiptare, ashtu si edhe në Euro 2026, edhe këtë herë do të vishet me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set veshjesh speciale për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.

Në një prononcim për Fshf.org, Presidenti Duka theksoi se bashkëpunimi me atelier Altin Mici ka qenë me fat dhe shprehu kënaqësinë që kjo atelier do të kurojë edhe në vazhdimësi imazhin e Kombëtares shqiptare.

“Jam shumë i kënaqur që sot në qendrën e trajnimit të ekipit Kombëtar në Austri kemi një mik special, pronarin e atelier Mici, z. Altin Mici me të cilin kemi një bashkëpunim të vjetër për Kombëtaren shqiptare. Bashkëpunimi ka filluar para vitit 2016-të dhe na ka sjell fat për të qenë pjesë e Europianit. Ekipi Kombëtar është veshur me kostumet e Altin Micit në Euro 2016 ka vazhduar akoma më tej dhe të gjithë djemtë e Kombëtares do të vishen me kostumet e stiluara nga atelier Mici dhe të qepura nga ai. Sot gjatë gjithë ditës ne ja kemi përkushtuar veshjes, megjithëse ky është një event sportiv por padyshim që çdo detaj sado që mund të duket i vogël është i rëndësishëm për një skuadër futbolli. Pra dhe ky është një detaj shumë i rëndësishëm të cilin na e mundëson atelier Mici dhe pronari i saj Altin Mici”, theksoi kreu i futbollit shqiptar.

Go to TOP