Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta
Në pikat kufitare të Kosovës, pritjet më të gjata për automjetet dhe kamionët regjistrohen në Merdarë, ku automjetet presin deri në 40–50 minuta për dalje, ndërsa kolona e kamionëve arrin deri në 500 metra. Në hyrje pritjet janë më të shkurtra, 3–5 minuta.
Sipas raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar në orë 09:49, në pikat e tjera kufitare, pritjet për automjetet janë më të shkurtra:
Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit: 1–2 minuta.
Bërnjak, Dheu i Bardhë, Globoçicë, Han i Elezit, Jarinjë, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq: 3–5 minuta.
Vermicë: 4–5 minuta.
Pritjet për kamionët janë kryesisht normale në të gjitha pikat, përveç Merdarës, ku kolona është më e gjatë.

