Knaus-ambasadorit Rohde: Javën tjetër është testi i KiE

Gerald Knaus nga European Stability Initiative i ka reaguar ambasdorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili ka deklaruar sot se Gjermania vazhdon të mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Përmes një reagimi në platformën “X”, Knaus ka thënë se testi për këtë gjë është javën e ardhshme në Këshill të Evropës.

 ““Javën tjetër është testi. A do të dështoj Gjermania?”, ka shkruar ai.

 “Tani për tani, Gjermania, Franca dhe Italia planifikojnë të vënë veto ndaj rekomandimit të 82 për qind të deputetëve në Asamblenë Parlamentare, që pasoi shqyrtimin më meritokratik  nga tri komisione dhe ekspertë. Do të ishte katastrofë diplomatike. Pas kësaj, përse t’i besohet drejtësisë së anëtarëve të BE-së, pavarësisht meritave?” ka shkruar Knaus në “X”.

Ndryshe, ambasadori gjerman Rohde, sot duke uruar Ditën e Evropës ka theksuar se Gjermania  vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. “Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, projekti evropian nuk është i plotë”, ka shkruar ai në “X”. /Kosova.info/

Go to TOP