Gjendet i vdekur një person në Deçan, policia po e heton rastin

Një person është gjetur pa shenja jete në Baballoq të Deçanit, këtë të enjte.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për portalin Dukagjini, ka thënë se rasti është raportuar në orët e mëngjesit.

“Sot rreth orës 08:20, policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës mashkull, i lindur më 1982”, ka thënë ai.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuari si “Hetim i vdekjes”.

Go to TOP