Klinaku për bastisjet në banesën e Bahri dhe Fahri Fazliut: ZPS të poshtër, s’ka shtet serioz

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK-së), Faton Klinaku, ka reaguar pas bastisjes së kryer nga EULEX-i dhe Zyra e Prokurorisë së Specializuar në banesat e dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Klinaku ka theksuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, “vazhdon me filmat e tyre”.

Në fund të postimit të tij në Facebook, Klinaku duke shprehur mosbesimin e tij ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka thënë: “ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz.”

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.  Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. P.S ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, ka shkruar ai.

Go to TOP