Bahtiri i kërkon ministrit Murati t’i ekzekutojë pagat për mësimdhënësit

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka bërë thirrje ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, që t’i ekzekutojë pagat për grevistët për muajin shtator.
Sipas Bahtirit, inflacioni dhe shpenzimet e dimrit rëndojnë gjendjen e mësimdhënësve.

“Pagat e mësimdhënësve duhet patjetër të ekzekutohen nga Ministria e Financave. Andaj, ftoj ministri Hekuran Murati që t’i ekzekutoj pagat pa vonesë. Inflacioni financiar i muajve të fundit dhe shpenzimet e shtuara familjare për t’u përgatitur për dimër, domosdoshmërisht që vendosin në vështirësi familjet e mësimdhënësve. Kur shtojmë këtu edhe faktin se shumica prej mësimdhënësve kanë kredi në bankat komerciale, atëherë mos-ekzekutimi i pagave do t’i godiste rëndë mësimdhënësit dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai.

Bahtiri ka deklaruar se ekzekutimi i pagave duhet të përcillet me kompensimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës.

Go to TOP