Kryetari i Prishtinës Rama dhe nënkryetari Zogaj presin në takim delegacionin e MCC

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe Nënkryetari Alban Zogaj kanë pritur sot në takim delegacionin e MCC (Millenium Challenge Corporation) të kryesuar nga zv. Presidentja znj. Alicia Mandeville.

Në njoftimin e bërë nga Nënkryetari Zogaj, ata bashkë me delegacionin e Mijëvjeçarit kanë ndjekur nga afër punimet në apartamentet përfituese të projektit Prishtina Heat Save.

Ndër të tjera ata kanë vizituar edhe aktivitetin e organizuar nga Komuna e Prishtinës “Festivali i Pranverës” i cili po i ofron një dinamikë të re Kryeqytetit.

Më poshtë keni postimin e plotë të Nënkryetarit z. Alban Zogaj. /Kosova.info/

Go to TOP