KK i Preshevës akuzon Këshillin Kombëtar për keqpërdorim të fondit të Qeverisë së Kosovës
Kuvendi Komunal i Komunës së Preshevës është shprehur i pakënaqur për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve të dedikuara për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas këshilltarëve të këtij kuvendi, mbi bazën e joprofesionalizmit, keqpërdorimit, zhvatjes publike e përçarjes, Këshilli Kombëtar Shqiptar, në krye me Ragmi Mustafin, bëri shpërndarjen e mjeteve nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës, përmes një konkursi skandaloz që iu dedikua individëve dhe organizatave joqeveritare të afërta me PVD-në, transmeton Klan Kosova.


