Kjo është Agjenda shtetërore për shënimin e 15- vjetorit të Pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku prezantuan në një konferencë për media, Agjendën shtetërore për shënimin e 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe Manifestimit të 25- vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën e tij hyrëse, zëvendëskryeministri Bislimi tha se 25- vjetori i Epopesë dhe 15- vjetori i Pavarësisë, janë festa jo vetëm për Kosovën por për krejt shqiptarinë.

‘’Jasharët i vunë gurët e themelit, firmëtarët i ngritën shtyllat me Pavarësinë, e neve që vijmë më pas e kemi për detyrë të ngremë muret e Kosovës si vend i qytetëruar, demokratik, punëtor, ku avancon kultura dhe ekonomia.’’ tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Më poshtë mund të shihni Agjenden e festimit të përvjetorit të Pavarësisë dhe Epopes së UÇK-së:

Image
Go to TOP