Kinë, fundosen 2 varka që transportonin turistë, 3 viktima e 60 të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe 60 u plagosën pasi dy varka që transportonin turistë u fundosën në një lumë në Kinën jugperëndimore.

Rreth 70 njerëz ranë në lumë kur dy varkat u përmbys në qytetin Chianxi, në provincën Guizhou. Ekipet e ndihmës janë ende në kërkim të 14 personave.

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për “çdo përpjekje të mundshme” për të gjetur personat e zhdukur dhe për të trajtuar të lënduarit.


Go to TOP