Kica-Xhelili: Qeveria po pengon reformën për Byronë, sepse ka ide kapjen

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Byrosë duke theksuar se ky akt nuk është rrëzuar tërësisht, por vetëm janë analizuar disa segmente që lidhen me proporcionalitetin dhe retroaktivitetin.

Sipas saj, Byroja mund të bëhej funksionale nëse do të rregulloheshin këto elemente.

“Problemi është që ne nuk e kemi një qeveri që e ka seriozisht as Byronë as Vettingun. Këta ankohen se Gjykata Kushtetuese merr shumë kohë për të marrë vendime, por në rastin e KPK-së, gjykata ka marrë tetë muaj, ndërsa qeveria ka kërkuar 15 muaj për të analizuar gjetjet e Kushtetueses”, ka theksuar Kica-Xhelili.

Ajo gjithashtu ka potencuar se Qeveria nuk ka vazhduar rrugën e reformave, duke e bërë të qartë se “Partia në pushtet nuk ka dëshirë t’i përfundojë këto reforma, sepse ideja e reformës është kapja dhe reforma”.

Sipas saj, kur reforma po pengohet nga Gjykata Kushtetuese, ajo për qeverinë bëhet e parëndësishme.

“Partia në pushtet nuk ka vazhduar rute sepse nuk dëshiron që t’i përfundojë këto reforma, sepse ideja e reformës është kapja dhe reforma, sepse kur kjo po i pamundësohet nga Kushtetuesja reforma për të po bëhet e parëndësishëm”, ka deklaruar ajo.


Go to TOP