Kica Xhelili: Kurti dështoi, demagogjia nuk ka të ardhme
Doarsa Kica Xhelili, nënkryetare dhe deputete e LDK-së, kritikon ashpër mandatarin Albin Kurti pas mosformimit të qeverisë së re. Sipas saj, seanca e fundit tregoi realitetin politik të Kurtit: bllokada, vonesa, vendime të paligjshme, shkelje kushtetuese dhe propagandë.
“Ajo gjuhë nuk ka mbështetje. Ajo demagogji nuk gjen numra. Ajo mendësi nuk ka të ardhme”, tha Xhelili duke shtuar se Kurti madje ka tentuar të kopjojë disa ide nga LDK-ja, përfshirë Ministrinë e Familjes, Ministrinë e Digjitalizimit dhe ndarjen e Infrastrukturës nga Planifikimi.
Deputetja theksoi se për zbatimin e projekteve të tilla nevojiten njerëz profesionalë, racionalë dhe me mendësi progresive, që sipas saj, aktualisht nuk janë pjesë e ekipit të Kurtit. /Kosova.info/
