Kiara e ashpër në debatin me Luizin: Po më mbytë, më jep hapësirë

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po shihen si një çift potencial nga ana e publikut.

Që në hyrje e tij, Luizi shprehu simpatinë për Kiarën dhe ai nuk ka ndaluar se tentuari që ta bëjë për vete që atëherë.

Duke i qëndruar afër, duke u kujdesur për të dhe duke ia shprehur ndjenjat që ka, këngëtari ka tentuar që të fitoi zemrën e saj.

Megjithatë, jo rrallë herë dyshja kanë shpërthyer në debate me njëri-tjetrin dhe një i tillë ndodhi edhe mbrëmë (e premte).

Ishte Kiara ajo që kërkoi nga Luizi që t’i qëndronte larg dhe t’i jepte hapësirën që ka nevojë ajo, por kjo nuk u prit mirë nga artisti.

Gjatë diskutimit ishte Kiara që i tha se prania e tij ndonëse është kënaqësi për të, ajo kërkon që të jetë e përfshirë edhe me banorët e tjerë dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në BBVA pa qenë e lidhur me të.

Go to TOP