KFOR me trajnim për armë

Ushtarët e Policisë Ushtarake të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë përfunduar me sukses një trajnim të përbashkët për armët, së bashku me pjesëtarë të ushtrisë polake.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se qëllimi i ushtrimit është ruajtja dhe përmirësimi i aftësive të të shtënave nëpërmjet testimeve individuale me armë, duke garantuar një nivel të lartë gatishmërie dhe sigurie.

Sipas KFOR-it, ky mision punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të përgjegjësive të tyre për reagim ndaj situatave të sigurisë. /Kosova.info/


Go to TOP