KFOR-i e gjen një pushkë me 13 fishekë në Zveçan, s’raportohet për të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një njësi e KFOR-it e kanë gjetur një pushkë me 13 fishekë, të varur në një pemë në Zveçan.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet.

“Zvecan / 08.05.2024 – 20:28. Raportohet se nga një njësi e KFOR-it, në një pemë është gjetur e vendosur/varur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Go to TOP