KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit

Komanda Rajonale West (RC-W) e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, përmes ekipeve të tyre të bashkëpunimit civilo-ushtarak, ofroi disa donacione në favor të të gjitha etnive që banojnë në fushën e tyre të përgjegjësisë.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ KFOR bëri të ditur se personeli i RC-W dhuroi sistem ngrohjeje në Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë; pajisje të shumta shkollore në Malishevë; pajisje mjekësore në Mamushë; sistemin e ndriçimit në Deçan, në Manastirin e Deçanit dhe karrige elektrike në Istog.

“Aktivitetet e CIMIC kontribuojnë në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe kushte më të mira jetese për të gjithë komunitetin që jeton në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP