Këta janë dekanët e rinj të fakulteteve të UP-së

Disa fakultete të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga 1 tetori do të jenë me udhëheqës të rinj.

Sipas njoftimit të Rektoratit të UP-së ka përfunduar zgjedhja e dekanëve të njësive akademike.

“Procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe të qetë”, thuhet në njoftim.

Këta janë dekanët e zgjedhur të fakulteteve:

  1. Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi
  2. ⁠Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri
  3. ⁠Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Arben Musliu
  4. ⁠Fakulteti i Edukimit: Prof. Blerim Saqipi
  5. ⁠Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Florian Miftari
  6. Fakulteti Ekonomik: Prof. Driton Balaj
  7. Fakulteti i Filologjisë: Prof. Abdulla Rexhepi
  8. Fakulteti Filozofik: Prof. Bekim Baliqi
  9. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Isak Shabani
  10. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Mirlind Bruçi
  11. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Florim Grajçevci
  12. Fakulteti Juridik: Prof. Avni Puka
  13. Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Sefedin Muçaj
  14. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Kajtaz Bllaca
Go to TOP